Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti dhe i Shqipërisë Edi Rama, nuk janë bashkuar as në ndeshjen Shqipëri-Çeki, që u zhvillua në Tiranë për eleminatorët e Euro2024.
Në disa foto që janë publikuar në rrjetet sociale, Kurti dhe Rama shihen ë të ndarë në kate të ndryshme në stadiumin ‘Air Albania’.
Rama ndodhej në tribunë me Presidentin e FSHF-së Armand Duka, ndërkohë që Kurti një kat më lartë, nën shoqërinë e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Rama tha se Albin Kurtin e ka mik më shumë se sa Ramush Haradinajn, me të cilin në një segment të caktuar të këtij rrugëtimi është gjendur në një konflikt personal, kur ai ishte kryeministër.
“Ndërsa me Albinin s’kam pasur kurrë asnjë problem personal, madje në nivelin personal e kam kënaqësi çdo bisedë me të. Por, me kryeministrin aktual të Kosovës kam divergjenca botëkuptimore, mbi mënyrën se si arrihet tek qëllimi i përbashkët kombëtar. Prandaj marrëdhënia miqësore, nuk më ka penguar me të tjerë më parë dhe nuk ka se si më pengon sot, as që t’i kem dhe as që t’i shpreh divergjencat e lidhura pazgjidhshmërisht me detyrën time si kryeministër i Shqipërisë, jo me mua personalisht”, u shpreh ai.