Në Ditën Botërore të Sindromës Down, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar shkollën fillore të mesme të ulët “Xhemail Mustafa” në kryeqytet.
Bashkë me Kurtin ishte edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.
Në orën e parë mësimore u mbajt mësim rreth Sindromës Down.
Gjatë ditës, në kryeqytet janë mbajtur disa aktivitet për nder të kësaj dite.
Madje në sheshin “Zahir Pajaziti” u vendosen tri tezga me produkte të punuara nga fëmijët me sindromën down.
Po ashtu nën moton “Ec me këpucët e mia” u marshua nga Kuvendi i Kosovës për tek sheshi “Zahir Pajaziti”, e që pjesë mori edhe e para e shtetit, Vjosa Osmani.