Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKurti udhëton për në Paris, do të marrë pjesë në Forumin e...

Kurti udhëton për në Paris, do të marrë pjesë në Forumin e Paqes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tashmë ka udhëtuar për në Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris.

 

Forumi i Paqes në Paris do të mbahet sot dhe nesër e që do të jenë rreth 450 pjesëmarrës në tërësi.

Ndërkohë që kujtojmë se Kosova nuk është ftuar në Samitin për Demokraci, samit ky i cili do të mbahet për herë të parë në SHBA.

Nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë treguan të premten për KosovaPrees se pse Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, dhe Serbia mbetën jashtë Samitit për Demokraci.

Në përgjigje u tha se jo të gjithë partnerët mund të akomodohen në këtë nismë.

“Samiti për Demokraci i presidentit është një nga shumë nismat amerikane e fokusuar në avancimin e demokracisë, luftimit të korrupsionit dhe promovimit e respektimit të të drejtave të njeriut anë e mbanë botës. Jo të gjithë partnerët mund të akomodohen në këtë nismë” u tha në përgjigjen e ambasadës.

Megjithëkëtë nga ambasada u tha se ShBA-ja do të punojë me Kosovën në forme të tjera për të avancuar dhe fuqizuar demokracinë, parandaluar rrëshqitjen demokratike, promovuar respektimin e t ë drejtave të njeriut dhe për të luftuar korrupsionin.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments