Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKurti tregon shifrat e reja: Janë shkatërruar 41 grupe kriminale

Kurti tregon shifrat e reja: Janë shkatërruar 41 grupe kriminale

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot ka deklaruar se që nga ardhja në Qeveri janë shkatërruar 41 grupe kriminale.

 

Ai ka thënë se luftimi i krimit të organizuar ka ndikuar edhe tek rritja e besimit tek qytetarët ndaj organeve të drejtësisë.

“Po ju tregoj shifrat më të reja. Deri më tani janë kryer 859 bastisje nga Policia e Kosovës dhe janë shkatërruar 41 grupe kriminale. Kjo po bën që edhe qytetarët të jenë më të përgjegjshëm në pagesën e taksave sepse po rritet besimi tek institucionet”, ka thënë Kurti në ATV, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se Kurti në 100-ditëshin e parë të qeverisjes kishte thënë se janë shkatërruar 8 grupe kriminale, ndërsa pak kohë më parë kishte deklaruar se policia ka arritur të shkatërrojë 31 grupe kriminale.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments