Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaKurti tregon se çfarë ka biseduar mbrëmë me 12 kandidatët e LVV-së...

Kurti tregon se çfarë ka biseduar mbrëmë me 12 kandidatët e LVV-së për kryetarë komunash në balotazh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ku ka prezantuar ministrin e ri të Shëndetësisë ka folur edhe për humbjen e zgjedhjeve lokale nga Lëvizja Vetëvendosje.

 

Kurti është shprehur se i ka takuar kandidatët e balotazhit dhe është konsultuar me ta lidhur me vërejtjet, sygjerimet dhe çfarë mund të ndryshohet.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka defekte strukturore dhe organizative.

Por, nuk është mjaftuar me kaq. Kurti ka thënë se të gjitha janë bërë së bashku jo kundër kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, por kundër Qeverisjes qëndrore.

“Mbrëmë i kam takuar 12 kandidatët që ishin në balotazh, edhe ata që fituan edhe ata që nuk fituan dhe mbajta shënime për të gjitha vërejtet e tyre, sygjerimet, çka ka mundur të jetë më mirë, dhe shtabi ynë zgjedhor është duke e përgatitur një raport për fushatën dhe rezultatin të cilën do ta diskutojmë në kryesi të LVV-së dhe unë nuk isha nxituar. Ajo që tashmë është e qartë dhe doli edhe nga takimi i mbrëmshëm është se në subjektin tonë politik i cili është rritur tejmase në 3-4 vjetët e fundit ka defekte strukturore dhe organizative. Nuk kemi struktura që i përgjigjen madhësisë dhe zgjedhjet e fundit të brendshme i kemi mbajtur në janar të vitit 2018, kjo është një pjesë e shpjegimit, për mungesë të funksionimit dhe efikasitetit të strukturave tona. Të gjitha llojet dhe numrat e këtyre defekteve nuk do të mund t’ua them sot. Ka pasur një sinkronizim, bashkim të të tjerëve kundër LVV-së, në këtë rast nuk e kanë pasur shumë me kandidatët por me qeverisjen qëndrore. BQK-ja tani ka paralajmëruar rritje ekonomike prej 9.9 përqind dhe e kemi marrë me tkurrje.”, tha Kurti.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments