Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaKurti tregon sa është parashikuar rritja e buxhetit për vitin e ardhshëm

Kurti tregon sa është parashikuar rritja e buxhetit për vitin e ardhshëm

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, kanë mbajtur një konferencë për medie.

 

Kurti, ka folur për procedimin e Projektligjit e Buxhetit për vitin 2022. Ai ka thënë se gjatë ditës do të mbahet mbledhja e Qeverisë, ku pritet të procedohet më tutje.

Kurti ka shtuar buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë 9 për qind më i lartë se ai aktual.

“Sot kam pasur takim me ministrin Hekuran Murati dhe kemi diskutuar që ta bëjmë sot pasdite një mbledhje të Qeverisë që të aprovohet buxhetit për vitin e ardhshëm, por krahasuar me rishikimin e vitit aktual, mund të them se buxheti për vitin 2022 do të jetë 9 për qind më i lartë se viti aktual”, tha Kurti.

Me këtë rast, Kurti foli për investimet në bujqësi, teksa tha se ato do të rriten vitin tjetër për 11 milionë euro.

“Sektori i Bujqësisë është një sektor rëndësishëm, sepse pos që krijon vende pune. Pandemia e ka dëmtuar shumë bujqësinë vendore, vizioni jonë ashtë për një agronomi të qëndrueshëm. Në përputhje me programin tonë, po angazhohemi për nxitje të përpunuese eksporte dhe importe. Ju kemi përgjigjur bujqve për pagesën e kamatave të kredive”.

Kurti përmendi edhe hartimin e strategjisë për zhvillimin e bujqësisë për vitet 2021-2027 dhe atë të pylltarisë për vitet 2021-2031.“Secili përfitues mund të përfitojnë për të rritur dhe zgjeruar në tregun e punës. Pas disa vitesh pa strategji, qeveria ka hartuar një strategji dhe është duke e finalizuar një strategji 10 vjeçare. Ministria e Bujqësisë është duke ndërruar paralelisht dhe duke i përkrahur bujqit me subvencione”, tha Kurti.

Kurti, shtoi se e kanë gjetur këtë ministri me 40 milionë euro obligime financiare ndaj fermerëve, raporton EO.

“Sepse investimet në këtë kërkojnë vëmendje, ku kemi gjetur 40 milionë borxhe ndaj fermerëve, ndërkaq përkrahja mbi 50 milionë euro, vitin tjetër do të rritet për 11 milionë euro. Qeveria është në anën e prodhuesve”, ka thënë Kurti

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments