Kryeministri i Kosovës, të mërkurën ka pritur gazetarët për fundvit.
Në këtë rast, Kurti ka mbajtur një fjalim para përfaqësuesve të mediave.
AI ka thënë se nuk ka kohë që të jetë prezent nëpër emisione, por ka kritikuar opozitën që nuk po paraqitet mjaftueshëm nëpër emisione, meqë sipas tij kanë kohë më shumë.
”Mbase jeni duke menduar për ndonjë kritikë a sugjerim, që përherë janë të mirëseardhura. Ajo që shpesh e dëgjoj është “pse nuk po dilni më shpesh në intervista”. Ne po bëjmë maksimumin që të jemi të pranishëm gjithandej, edhe në studiot e juaja, atëherë kur mundemi në emisione, por puna po vijon me ritme të larta, e shpeshherë na e pamundëson diçka të tillë. Por, si kryeministër i Republikës së Kosovës, kam qenë shumë i interesuar gjatë këtyre edhe pak tri viteve, që sa më shumë ministrat të jenë në ballë të detyrës për fushëveprimtari të tyre, e unë si kryeministër të jem i pari i ministrave që më shumë bashkërendon sesa që zëvendëson ata”.
“Opozita në anën tjetër ka shumë kohë të lirë, ndërsa po dëgjoj që as ata nuk po dalin edhe aq shpesh në emisione, e mbase kjo ja vlen të studiohet se çka po bëjnë në kohën e lirë”, ka deklaruar Kurti.