Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKurti: Thellësisht i pikëlluar për vdekjen e Bujar Nishanit, i jam mirënjohës...

Kurti: Thellësisht i pikëlluar për vdekjen e Bujar Nishanit, i jam mirënjohës që ma dha shtetësinë shqiptare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur thellësisht i pikëlluar me vdekjen e ish-presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani. Ai ka thënë se është mirënjohës që Nishani gjatë mandatit të tij i ka dhënë shtetësinë shqiptare.

Kurti ka shkruar në Facebook se Nishani do të kujtohet për kontributin e tij në karrierën profesionale si ushtarak e pedagog, deputet e ministër.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Do të kujtohet për kontributin e tij në karrierën profesionale si ushtarak e pedagog, deputet e ministër. Gjatë mandatit të tij si President i Republikës së Shqipërisë, me maturi e urtësi politike punoi për shtetin modern shqiptar. Me vetëdije të lartë kombëtare u angazhua në intensifikimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë e Kosovës, dha mbështetje të pakursyer për Republikën e Kosovës dhe bashkatdhetarët tonë kudo”, ka shkruar Kurti.

Ai tha se është mirënjohës ndaj ish-presidentit Nishani që gjatë mandatit të tij ia dha shtetësinë shqiptare.

“I jam mirënjohës për dhënien e shtetësisë shqiptare gjatë mandatit të tij. Në këto ditë të vështira për familjen, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta zonjës Odeta për humbjen e bashkëshortit, Ersit dhe Fionës për babain, dhe mbarë kombit shqiptar për Presidentin e shtetit tonë amë”, tha Kurti.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments