Sunday, January 19, 2025
HomeLajmeKosovaKurti tha se do të ketë marrëveshje me Serbinë gjatë mandatit të...

Kurti tha se do të ketë marrëveshje me Serbinë gjatë mandatit të tij, reagon Petkoviq

Shefi i të ashtuquajturës Zyra e Kosovës në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se nuk do të ketë afate të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në dialog ndërmjet dy palëve, duke iu referuar deklaratave të këtij të fundit për një marrëveshje gjithëpërfshirëse përgjatë mandatit të tij.

 

“Bislimi duhet ta kuptojë se mandati i Kurtit, si kornizë për afatin e pretenduar për dialog, nuk është asgjë e veçantë e as afat i dhënë nga Zoti, sidomos pas zgjedhjeve lokale në Kosovë”, tha ai, raporton Tanjug.

“Duke gjykuar nga deklaratat e Besnik Bislimit dhe shefit të tij Kurtit, të cilët mohojnë vetë mundësinë e krijimit të Asociacionit të Komunave, përfundimi i dialogut nuk mund të shihe pa të”, tha Petkoviq në një deklaratë.

Deklaratat e Petkoviq vijnë pas deklarimeve të Kurti se një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë do të arrihen përgjatë mandatit 4-vjeçar të tij.

Kurti për diçka të tillë diskutoi edhe me të angazhuarin me punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas Giacobbe. Ky i fundit, përmes një postimi në ‘Twitter’, njoftoi për një takim me kreun e ekzekutivit dhe tha se u fol për arritjen e marrëveshjes përfundimtare përgjatë mandatit të kryeministrit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments