Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKurti te Tërnava për Bajram, thotë se BIK-u po e ndihmon Qeverinë...

Kurti te Tërnava për Bajram, thotë se BIK-u po e ndihmon Qeverinë në zbatimin e një mase nga pakoja e ndihmave

Kryeministri Albin Kurti ka uruar më shumë paqe, mirëqenie e lumturi pas vizitës në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, në pritjen që myftiu Naim Tërnava e kishte organizuar me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Me lutjet më të mira që t’u pranohet agjërimi, që t’u pranohet sakrifica, dëshiroj për të gjithë njerëzit që të ketë paqe, të ketë mirëqenie, të ketë lumturi”, tha kryeministri Kurti, pas vizitës.

Ai e falënderoi Bashkësinë Islame të Kosovës dhe myftiun Tërnava për kontributin dhe “rolin e jashtëzakonshëm për shoqërinë, për shtetin për kombin, për çlirimin, edhe për pavarësinë edhe për shtetndërtimin e zhvillimin e Kosovës”.

Kurti tha gjithashtu se BIK po e ndihmon qeverisë në shpërnarjen e pakove për qytetarët, të cilat janë pjesë e masave të ndërmarra së fundmi.

“Në veçanti e falënderoj që nëpërmjet rrjetit të saj, Bashkësia Islame e Kosovës po ndihmon shumë që të shpërndahen pakot për qytetarët e vendit tonë, të cilët janë pjesë të masave tona që të gjithë bashkërisht këtë krizë të shumëfishtë ta kalojmë sa më kollaj dhe sa më shpejtë”, tha ai.

Së bashku me kryeministrin në vizitë ishin edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, shefi i stafit, Luan Dalipi, këshilltarja politike Shenaj Shala dhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Urime edhe një herë Fitër Bajrami, për hajr të gjithëve”, tha Kurti pas vizitës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments