Në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, opozita ka kërkuar mbajtjen e një seance, gjatë të cilës do të raportonte kryeministri Kurti në lidhje me draftin e asociacionit.
Kështu tha shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri.
“Ne si grupe parlamentare opozitare kërkuam që të mbajmë një seancë ku kryeministri Kurti do të raportojë mbi dokumentin për të cilin është pajtuar në Bruksel. Ky është një obligim i kryeministrit i cili duhet ta respektojë edhe rezolutën e kuvendit që e obligon kryeministrit para dhe pas takimit të raportojë në kuvendin e Kosovës.”
Ai tha se bashkë me Zyrën e Kryeministrit janë pajtuar që kjo seancë të mbahet të premten.