Ai u shpreh se angazhimi i palodhshëm i lojtarëve tanë na dha gëzimin e fitores me një barazim të rëndësishëm.
“Të mërkurën kundër Spanjës, le ta fillojmë aty ku e lëmë sonte“, tha Kurti.
“Sonte ishim nikoqir të Greqisë. Në një lojë të dy pjesëve, të dyja herët vazhdimi shtesë, madje minuti i fundit aty, ishte përcaktues. Angazhimi i palodhshëm i lojtarëve tonë mori epilog krejt në fund, për të na dhënë gëzimin e fitores në një barazim të rëndësishëm. Të mërkurën kundër Spanjës, le ta fillojmë aty ku e lëmë sonte”, ka shkruar Kurti.