Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKurti takon kryeministrin kroat, tregon se çka biseduan

Kurti takon kryeministrin kroat, tregon se çka biseduan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të mërkurën.

Kurti tha se gjatë takimit me homologun e tij kroat biseduan për bahskëpunimin e mëtutjeshëm , derisa theksoi se ka falënderuar Plenkoviq për mbështetjen e Kroacisë në lidhje me sovranitetin, mbrojtjen dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Kënaqësi takimi me kryeministrin kroat Andrej Plenkovic. Diskutuam për rritjen dhe progresin ekonomik të Kosovës si dhe për fushat për bashkëpunim të mëtejshëm si arsimi. E falënderova për mbështetjen e Kroacisë në lidhje me sovranitetin, mbrojtjen dhe integritetin tonë territorial”, tha Kurti.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments