Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKurti takohet me shefin e EULEX’it në Kosovë, flasin për procesin e...

Kurti takohet me shefin e EULEX’it në Kosovë, flasin për procesin e regjistrimit të automjeteve në RKS

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano.

Siç tregon zyra e kryeministrit, takimi u përqendrua në temat e sigurisë, sundimit të ligjit dhe drejtësisë.

“Kryeministri Kurti e njoftoi me zhvillimet e fundit në vend dhe reformat e ndërmarra deri më tani. Ai e veçoi procesin pozitiv të regjistrimit të automjeteve me targat legale të Kosovës, RKS, si shembull i respektimit të ligjshmërisë, rezultat i lehtësimit financiar të ofruar nga Qeveria, dhe gatishmërisë së qytetarëve për integrim”.

“Gjatë bisedës u fol edhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në shërbim të të gjithë qytetarëve e Kosovës”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments