Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se ka takuar Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallash, gjatë punimeve të Samitit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur.
Kurti ka thënë se me Kallas kanë folur për situatën politike në vend, në rajon dhe kontributin që mund ta jap Kosova si anëtar e OGP’së, raporton Express.“Tani në takim me Kryeministrën e Estonisë, Kaja Kallas, gjatë kohës që po mbahen punimet e Samitit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP). Biseduam për situatën politike në vend, në rajon dhe kontributin që shteti ynë mund të jap si anëtar në OGP”, ka shkruar Kurti.