
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të marrë pjesë në tubimin përkujtimor për shënimin e 25 vjetorit të masakrës së Lybeniqit.
Tubimi do të nisë në orën 12:00 në Lybeniq.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në tubimin përkujtimor në shënim të 25-vjetorit të masakrës së Lybeniqit, te kompleksi memorial. VENDI: Lybeniq. KOHA: 12:00”