Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaKurti: Serbia të jetë më e përgjegjshme për zbatim të marrëveshjes

Kurti: Serbia të jetë më e përgjegjshme për zbatim të marrëveshjes

Sot bëhen një muaj nga Marrëveshje e dakorduar në Ohër të Maqedonisë së Veriut, mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot i mbetet faktorit ndërkombëtar që ta detyrojë Serbinë që të zbatojë marrëveshjet.

“Bëhët fjalë për një marrëveshje me gjithë aneksin e saj e cila nuk paraqet një tërësi të elementeve por paraqet një pako të cilën nuk mund të shkëputësh asnjë pjesë. Shpresoj se do të jetë shumë shpejt i themeluar edhe ky ekip, komunitet, komision i cili do të jetë si mekanizëm për zbatim dhe pse jo të behët edhe më herët se sa takimi i ardhshëm i nivelit të lartë në Bruksel”, tha Kurti,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova është zotuar për zbatim të marrëveshjes.

“Qartazi bëhet fjalë për një marrëveshje me gjithë aneksin e saj si pjesë integrale, e cila nuk paraqet një tërësi të elementeve, por paraqet një pako në të cilën nuk mund të shkëputet asnjë pjesë. Ne jemi zotuar dhe e kemi përsëritur qëndrimin tonë për zbatim të plotë të kësaj pakoje, të kësaj marrëveshje  bazë dhe aneksit përkatës për implementim dhe tash besoj që fjalën e ka Brukseli që ta detyrojë  Serbinë për këtë”, theksoi ai, raporton RTKlive.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments