Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sërish për sulmin terrorist të 24 shtatorit, në një intervistë për median austriake.
“Dhjetëra terroristë paramilitarë erdhën nga Serbia dhe vranë rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në Zveçan, në komunën veriore dhe ata sollën me vete pajisje të shumta ushtarake dhe municione. Vlera e tyre është mbi 5 milionë euro, të prodhuara në Serbi në dy fabrika, Sloboda dhe Zasrava arms në vitet e fundit.”
Ai tha se Radojçiqi e pranoi se e ka organizuar sulmin dhe se është parë shumë shpesh të ulet pranë presidentit Vuçiq “në takime të nivelit të lartë në Beograd”
“Disa ditë pas këtij sulmi terrorist ai u arrestua në Serbi dhe u lirua brenda disa orësh. Presidenti i Serbisë është në krye dhe mbrapa këtij sulmi derisa përpara janë kriminelët që i njohin nga krimi i organizuar në Veri dhe në kufirin me Serbinë”
“Shenjat e Serbisë janë gjithandej në këtë akt agresioni dhe duhet të dënohet nga anëtarët e BE dhe SHBA’të pasi nuk ka asnjë dyshim që sulmi nuk ishte se qytetarët kapën armët apo fenomen spontan”, tha ai.
Kurti tha se Serbia po sillet si “Rusi e vogël”.
“Serbia e di që s’mund ta ketë të gjithë Kosovën por janë vënë pas veriut, ku shumica e strukturave ilegale janë prezente për më shuëm se 24 vjet që nga përfundimi i luftës. Serbia nuk dëshiron paqe, nuk dëshiron të anëtarësohet në NATO dhe Be dhe dëshiron ta destabilizojë vendin tonë dhe të marrë territor që ta kompensojë humbjen e luftërave”, tha
Asociacioni?
Nuk ka intervistë tashmë, as në media të huaja, ku kryeministrit Kurti s’i përmendet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Çështja, po konsiderohet urgjente edhe nga liderët kryesorë të Bashkimit Evropian, si dhe nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës.
Shefi i Qeverisë edhe një herë theksoi që në Kosovë nuk mund të ketë Republikë Serbe, derisa Serbia po dëshiron “shtet brenda shtetit”.
“Kam qenë unë që ofrova për të shkruar një draft statut për vetëmnaxhimin in lidhje me marrëveshjet e kaluara, por që respekton Kushtetutën e Kosovës. Vendimi i Kushtetuteses, ky asociacion nuk duhet të ketë fuqi ekzekutive, nuk duhet të ketë një shtresë të tretë të pushtetit”, tha ai.
Kurti e përmendi edhe një herë shembullin e tij të famshëm, atë me filxhan dhe me kafe, duke thënë se “nuk mund të ofrojë kafe, pa një filxhan”.
“Por presidenti i Serbisë tha që nuk kam interes në këtë, ai në bazë nuk dëshiron ta njohë Kosovën, por të ketë një shtet brenda një shteti, unë këtë nuk mund ta pranoj, por gjithçka që është brenda Kushtetutës tonë, jam gati që ta diskutoj, e kam thënë në këto takime që nuk mund të jap kafe, pa një filxhan. Nëse insistojnë në kafe pa filxhan, mund t’u tregoj vetëm filxhanin të zbrazur”, u shpreh ai.
ai.