22 persona humbën jetën dhe 60 të tjerë u plagosën nga një seri të shtënash në dy zona të ndryshme të qytetit Lewiston në verilindje të Shteteve të Bashkuara.
Një person i armatosur hapi zjarr ndaj të pranishmëve në një sallë lojërash bowling.
Policia u njoftua për të shtëna disa minuta më vonë edhe në një bar rreth 6 kilometra larg vendit të ngjarjes.
Për rastin ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti.
“Me pikëllim të thellë dëgjova për të shtënat tragjike në Maine”.
“Ne qëndrojmë në solidaritet me njerëzit e Maine, veçanërisht me familjet e viktimave dhe shprehim mbështetjen tonë të plotë për zbatimin e ligjit, pasi ata punojnë me zell për të gjetur autorin dhe për të siguruar që drejtësia të vihet në vend”.