Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKurti përkujton masakrën e Srebrenicës: S’ishte asgjë më pak sesa gjenocid

Kurti përkujton masakrën e Srebrenicës: S’ishte asgjë më pak sesa gjenocid

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka thënë të hënën se ajo çfarë ka ndodhur në Srebrenicë 27 vjet më parë nuk është asgjë më pak pos gjenocid.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka përkujtuar 11 korrikun e vitit 1995, ku forcat serbe masakruan mbi 8 mijë burra myslimanë në Bosnje.

Kreu i ekzekutivit e ka cituar librin “Axis Rule in Occupied Europe” të Raphael Lemkin, ku e kishte përmendur termin gjenocid.

“Dyshoj shumë që kur Lemkin ka folur për gjenocidin, të ketë menduar që dikush në shekullin 21 do të arrijë të ndërtojë një narrativë të tërë diskutimi bazuar në mohimin e gjenocidit”, ka shkruar Kurti referuar Serbisë.

Sipas kryeministrit gjenocidi assesi nuk duhet mohuar.

“Në kohëra si këto, duhet të kujtojmë që hapi i parë i përsëritjes së gjenocidit është mohimi. Andaj duhet të jemi të vëmendshëm e të zëshëm në përkujtimin tonë dhe kërkesat tona për njohje dhe përulësi ndaj një prej gjenocideve më makabre të ndodhur në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore”, ka thënë Kurti ndër tjerash

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments