Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se janë duke bashkëpunuar me komunat të cilat kanë mungesë të stafit në Brigadat e Zjarrfikësve për të lokalizuar zjarret, nga të cilat po rrezikohet Kosova.
Tutje, ai ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme dhe ministria e Mbrojtjes janë në gjendje gatishmërie për çdo situatë.
“Po bëjnë gjithçka në bashkëpunim me komunat që nuk kanë mjaftueshëm zjarrfikës. Unë jam në kontakt me kryetar të komunave dhe me mundësit që kemi po bëjmë më të mirë. Po mobilizohemi dhe kemi kërkuar ndihmën e FSK dhe KFOR-it dhe mbajtja nën kontroll e këtyre zjarreve të egra paraqet sfidën për shtetin tone dhe kemi rritur të mos kemi dëme të mëdha materiale dhe në njerëz”.