Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKurti për marrëveshjen e KEK-ut me kompaninë amerikane: Do të rrisë kapacitetin...

Kurti për marrëveshjen e KEK-ut me kompaninë amerikane: Do të rrisë kapacitetin e prodhimit për 30 MW

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar rreth marrëveshjes së arritur me kompaninë amerikane ‘General Electric’ me Korporatën e Energjisë Elektrike (KEK).

Kurti ka thënë se kjo marrëveshje me vlerë 56.2 milionë euro do të rrisë kapacitetin dhe jetëgjatësinë e TC Kosova B.

“Kompania amerikane General Electric (GE) që 40 vjet më parë kishte dizajnuar teknologjinë e turbinave të termocentralit Kosova B, katër dekada pas kthehet për t’i modernizuar ato përmes një marrëveshjeje me vlerë 56.2 milionë euro që nënshkruan me Korporatën e Energjisë Elektrike (KEK).Ky investim do të rrisë kapacitetin e prodhimit për 30 MW dhe jetëgjatësinë e TC Kosova B, pa rritur emetimin e gazrave ndotës dhe nevojën për remonte të shpeshta”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar tutje se, më shumë prodhim, do të thotë më shumë pavarësi energjetike dhe më pak varësi ndaj importeve, më shumë siguri të furnizimit me rrymë dhe më pak shpenzime të buxhetit të shtetit.

“Dje kemi shënuar një nga ngjarjet më të rëndësishme në sektorin e energjisë”, tha ai.

Ndryshe, Korporata Energjetike e Kosovës të premten organizoi ceremoninë e marrëveshjes për modernizimin e turbinave të dy njësive të TC Kosova B, duke shfrytëzuar avancimet më të fundit teknologjike.

Postimi i plotë:

Kompania amerikane General Electric (GE) që 40 vjet më parë kishte dizajnuar teknologjinë e turbinave të termocentralit Kosova B, katër dekada pas kthehet për t’i modernizuar ato përmes një marrëveshjeje me vlerë 56.2 milionë euro që nënshkruan me Korporatën e Energjisë Elektrike (KEK).

Ky investim do të rrisë kapacitetin e prodhimit për 30 MW dhe jetëgjatësinë e TC Kosova B, pa rritur emetimin e gazrave ndotës dhe nevojën për remonte të shpeshta.

Më shumë prodhim, do të thotë më shumë pavarësi energjetike dhe më pak varësi ndaj importeve, më shumë siguri të furnizimit me rrymë dhe më pak shpenzime të buxhetit të shtetit.

Dje kemi shënuar një nga ngjarjet më të rëndësishme në sektorin e energjisë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments