Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKurti për javën që po lëmë pas: E mbarë e me shumë...

Kurti për javën që po lëmë pas: E mbarë e me shumë punë të mira

Kryeministri Kurti ka publikuar një video në Facebook, e cila tregon për disa nga aktivitetet që ai ka pasur gjatë kësaj jave.

Ai ka përmendur testimin e shpejtësisë së internetit të “Valës” në Veri, nisjen e rrugëve ndërkufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, kamionët ushtarakë që iu shtuan FSK’së etj.

“Javë e mbarë me shumë punë të mira. Nga interneti e rrugët e reja që na lidhin me veriun te investimet shtesë në FSK. Vazhduam në Prizren me transformimet në shëndetësi e investime në fabrikën e ujit në Gjilan. Pa harruar edhe nisjen për herë të parë të rrugëve ndërkufitare që na lidhin me Shqipërinë. Nga jugu në veri me shumë punë e projekte”, ka shkruar Kurti.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments