Kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar për ushtrimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të udhëhequra nga ushtria amerikane, raporton Express
Kurti ka shkruar në Twitter se për herë të parë Kosova po shërben si vend pritës i një ushtrimi të udhëhequr nga ushtria amerikane.
“Për herë të parë, Kosova po shërben si vend pritës i një ushtrimi të udhëhequr nga ushtria amerikane në territorin e vet. Trupat tona janë duke shfaqur përkushtim dhe profesionalizëm në ushtrime të ndryshme si pjesë e ushtrimit “Defender 21” në Kosovë, Kroaci dhe Shqipëri”, ka shkruar Kurti.