Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se të mërkurën bashkë me Sokolin, djalin e heroit Enver Zymberit, kanë vendosur lule të freskëta në vendin ku ka rënë ai, këtu e 12 vite më parë.
Ai tha se Enverin do ta kujtojmë gjithmonë sepse përpjekja e tij vetëmohuese është edhe e jona: Kosovën e lirë ta bëjmë me sovranitet të plotë, pa krim e korrupsion, me jetë cilësore për të gjithë, pa dallim.
Kurti po ashtu shkroi në Facebook se dëshira e Sokolit për t’i ndjekur hapat e babait të tij, na jep shpresë se rinia jonë do t’i shërbejë Kosovës.
“Sytë e Sokolit janë veç dritë. Dëshira e tij për t’i ndjekur hapat e babait, na jep shpresë se rinia jonë do t’i shërbejë vendit”, shtoi shefi i qeverisë.
me Sokolin, djalin e heroit Enver Zymeri, vendosëm dje lule të freskëta në vendin ku ka rënë ai, këtu e 12 vite më parë.
Enverin do ta kujtojmë gjithmonë sepse përpjekja e tij vetmohuese është edhe e jona: Kosovën e lirë ta bëjmë me sovranitet të plotë, pa krim e korrupsion, me jetë cilësore për të gjithë, pa dallim.
Sytë e Sokolit janë veç dritë. Dëshira e tij për t’i ndjekur hapat e babait, na jep shpresë se rinia jonë do t’i shërbejë vendit.