Kryeministri i vendit, Albin Kurti u ka uruar qytetarëve “Ditën e Forcës”. Me këtë rast, Kurti tha se kjo ditë, është ditë e gëzimit.
Ai theksoi se në më pak se tri vjet, Qeveria ka bërë më shumë se dyfishim të buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes, raporton teve1.info
Teksa shtoi se për më pak se 32 muaj, 3 mijë e 459 ushtarë janë dërguar jashtë vendit.
“Pamë që këtu sot kanë ardhur për vizitë të gjitha moshat pa dallim prejardhjeje, të dy gjinitë, gjithashtu të gjitha etnitë. Dhe është një ditë e gëzimit, ku ne në të njëjtën kohë përkujtojmë ata që sakrifikuan, por në të njëjtën kohë edhe me optimizëm ecim drejt së ardhmes kur e dimë sa të sigurt jemi me ushtrinë tonë…Qeveria e Kosovës në më pak se tri vjet ka bërë më shumë se dyfishim të buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes, ka bërë gati trefishim të investimeve në armatim dhe më shumë se katërfishim të trajnimeve dhe shkollimeve të oficerëve dhe ushtarëve tanë jashtë vendit”, deklaroi kreu i Ekzekutivit.