Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKurti pas takimit me QUINT: Kam paraqitur vullnet të plotë për depërshkallëzimin...

Kurti pas takimit me QUINT: Kam paraqitur vullnet të plotë për depërshkallëzimin e situatës në Veri

Kryeministri Albin Kurti ka treguar se ka pasur biseda të shumta me ndërkombëtarët dje dhe sot në lidhje me situatën në veri të vendit. Ai tha se është pajtuar për depërshkallëzimin e situatës.

Kurti tha se sundimi i ligjit është hapi i parë, duke përfshirë identifikimin dhe ndjekjen penale e gjykimin e drejtë të të gjithë atyre që e kanë sulmuar Policinë, pjesëtarët e NATO-s dhe gazetarët.

“Eulexi është i ftuar të monitorojë drejtpërdrejt thelbin e proceseve gjyqësore të lidhura me gjykimin”, tha Kurti.

Pika e dytë, tha Kurti, është kjo: “Grupet e dhunshme tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës dhe ndalohet çdo akt kriminal kundër institucioneve të Kosovës”. Prania e Policisë në veri, tha se “do të zvogëlohet në përputhje me rrethanat”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments