Kreu i qeverisë, Albin Kurti, është shprehur se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, edhe pa u zbatuar në terren ka bërë dëme.
Sipas Kurtit, pas marrëveshjes së 19 prillit të vitit 2013, është eliminuar pluralizmi politik tek komuniteti serb në Kosovë, teksa shtoi se tek kjo marrëveshje gjashtë nenet e para të 15-pikëshit të marrëveshjes janë për Asociacionin.
“Mirëpo, janë disa pika të tjera që flasin për inkuadrimin formal të një pjesë të strukturave ilegale në institucionet e Kosovës”.
“Dhe, pika e rëndësishme është ajo e 14-ta, që Kosova dhe Serbia nuk do ta pengojnë njëra-tjetrën drejt BE-së. Prej këtyre tri pjesëve, dy prej tyre në fund të vitit të kaluar, presidenti i Serbisë i ka shkelur”, është shprehur Kurti.
Tutje, ai pyeti deputetët e kuvendit se pse ata nuk e përmendin këtë, teksa shtoi se “a po e kuptoni pse po ndihem vet, e që nuk është dashur”.
“Pse prapë duhet unë që të vijë e ta përmend e ju se thoni. E, Serbia insiston vetëm në shtyllën që i konvenon, në gjashtë pikat e para”.
“Prandaj, para se të më thoni mua se a e bërë a s’e bëre, konstatoni se kur të vijë radha që të trajtohet në diskutimet tutje, unë do të them se ajo marrëveshje është shkelur”, është shprehur Kurti.