Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKurti ofron dëshmitë për kidnapimin e policëve para diplomatëve të akredituar në...

Kurti ofron dëshmitë për kidnapimin e policëve para diplomatëve të akredituar në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi ftuan sot për një takim informues ambasadorët, të ngarkuarit me punë, shefat e misioneve diplomatike dhe zëvendësambasadorët e akredituar në Kosovë.

Disa orë pas takimit, ZKM ka publikuar fotografitë dhe ka nisur një komunikatë për mediat.

Sipas njoftimit, temë qendrore e bisedës dhe diskutimit ishte situata e sigurisë në veri të vendit pas agresionit serb të djeshëm ndaj Republikës së Kosovës.

“Kryeministri i njoftoi ata për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, që u mbajt sot në mëngjes, dhe me masat e sigurisë që institucionet e vendit kanë ndërmarrë, si dhe ndau me ta dëshmitë që dokumentojnë se kemi të bëjmë me agresion të Serbisë ndaj Kosovës dhe se rrëmbimi i zyrtarëve të Policisë së Kosovës kishte ndodhur thellë në brendi të territorit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Kryeministri tha që ky akt është shkelje e kushtetutës, rendit ligjor, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Ai ritheksoi kërkesën e tij për reagim urgjent e dënues të faktorëve ndërkombëtarë ndaj këtij akti të agresionit ndaj Kosovës, teksa përsëriti po ashtu kërkesën e lirimit të menjëhershëm të tre policëve, familjet e të cilëve kryeministri Kurti i vizitoi sot”, thuhet në njoftim.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments