Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk ka dhënë përgjigje nëse si parti i ka siguruar votat për miratimin e raportit për verifikimin e mandatit të deputetëve dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, në vazhdimin e seancës konstituive që pritet të mbahet nesër.
I pyetur nga gazetarët, Kurti u përgjigj shkurt: “Ajo është nesër a po?”, duke shmangur më tej komentet.
Këtë deklaratë ai i bëri gjatë pjesëmarrjes së tij në shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, ku mori pjesë në aksionin simbolik për dhurim gjaku të organizuar në sheshin “Zahir Pajaziti”. Me këtë rast, ai gjithashtu bëri nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti, duke vendosur lule dhe duke nderuar kujtimin e dëshmorëve të kombit.