Saturday, November 23, 2024
HomeBota“Kurti nuk kupton asgjë, jemi të gatshëm për dialog pa kushte”, thotë...

“Kurti nuk kupton asgjë, jemi të gatshëm për dialog pa kushte”, thotë Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të jetë pa kushte dhe “pa diktat për palën serbe”.

 

“Ne jemi të gatshëm për dialog, por ju keni vënë re dy gjëra. Kurti tha se dialogu është i mundur, por duhet të përfundojë me njohje reciproke…Ai nuk kupton asgjë”.

Serbia është në rrugën evropiane. Referendumi është një mundësi të tregojmë se jemi të përkushtuar ndaj vlerave evropiane”, tha Vuçiq.

“Ai nuk e kupton se si është nënshkrimi i një marrëveshjeje dhe si është të jesh anëtar”, ka theksuar kryetari i Serbisë, raportojnë mediat në Serbi, transmeton Klankosova.tv

Vuçiq ka thënë se “Kurti me siguri ka arritur në këtë përfundim” siç tha ai  “duke lexuar disa media perëndimore”.

“Serbia është në rrugën evropiane dhe ka marrëdhënie shumë të mira me të gjithë miqtë e saj në botë, Rusinë, Kinën, Indinë dhe do të vazhdojë t’i mbrojë, kultivojë dhe trashëgojë ata”, deklaroi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments