Saturday, November 16, 2024
HomeLajmeKosovaKurti nuk iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, thotë se e ka një...

Kurti nuk iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, thotë se e ka një urgjencë në Kryeministri

Kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur para mediave pas mbledhjes me krerët e partive politike dhe Presidentes Vjosa Osmani.

Kurti, pas përfundimit të deklarimit lidhur me shtyerjen e dates së zgjedhjeve lokale, ide për të cilën kreu i ekzekutivit u shpreh pro saj, refuzoi të pyetet nga gazetarët. I njëjti tha se e ka një urgjencë që ta takojë një delegacion nga Austria.

“Vendimin e merrni vesh pasi të mbarojë mbledhja, unë kam folur për qëndrimin tonë si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, tani më duhet të shkoj urgjentisht në Qeveri pasi që presim një delegacion të madh nga Austria”, është deklaruar ai përpara medieve.

Kurti ka bërë të ditur para gazetarëve se Lëvizja Vetëvendosje ka mbështetur shtyrjen e zgjedhjeve lokale, duke u bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së.

“Për respektimin e vlerësimit profesional të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i nënshkruar nga 11 doktorë gjithsej, që është për shtyrjen e zgjedhjeve. Shtyrja e zgjedhjeve më së shumti i kushton pikërisht subjektit tonë, që nga viti 2017 janë mbajtur dy palë zgjedhje nacionale” ka thënë ndër të tjera ai.

Pas orës 19:00, pritet të ketë konferencë për medie pas takimit konsultativ të presidentes me subjekte politike lidhur me zgjedhjet komunale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments