Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKurti nuk e konsultoi as Mbretërinë e Bashkuar për shpalljen e dy...

Kurti nuk e konsultoi as Mbretërinë e Bashkuar për shpalljen e dy organizatave terroriste

Qeveria e Kosovës nuk është konsultuar me aleatët ndërkombëtarë të saj për shpalljen e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” organizata terroriste.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar tha sot se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Londrën sa i përket shpalljes së dy formacioneve ilegale në veri si organizata terroriste.

Në një përgjigje me shkrim për Paparacin të premten, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar tha se “nuk ishte konsultuar” për vendimin e qeverisë.

“Mbretëria e Bashkuar nuk ishte e konsultuar [për vendimin]”, tha shkurtnjë zëdhënës i Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.

Edhe Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania thanë të premten se nuk janë koordinuar nga Qeveria e Kosovës për vendimin.

Qeveria e Kosovës më 29 qershor i shpalli “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadat e Veriut” si organizata terroriste.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha gjatë arsyetimit të vendimit se këto dy organizata, që veprojnë në veri, paraqesin “kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë në Kosovë”.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të shpallur këto grupe si organizata terroriste nuk ka qenë i koordinuar me SHBA-në dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Ky vendim do të duhej të koordinohej me partnerët më të ngushtë ndërkombëtarë të Kosovës, përfshirë ata të cilët kanë përgjegjësinë primare për të siguruar stabilitetin e Kosovës. Ne sërish i bëjmë thirrje Kosovës që të përmbahet nga hapat e njëanshëm përderisa ne po punojmë me të gjitha palët për të zgjidhur krizën aktuale”, tha një zëdhënës i DASH-it për Radion Evropa e Lirë.

Sipas Kurtit, këto dy organizata kanë kryer veprime “me elemente terroriste”, si: sulme të armatosura ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, pjesëtarëve të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX dhe ushtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments