Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaKurti nis ditën me një takim me ambasadorin gjerman, ky i fundit...

Kurti nis ditën me një takim me ambasadorin gjerman, ky i fundit i dhuron edhe një libër

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti e ka nisur sot ditën me një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Siç ka njoftuar ZKM, Kurti dhe Rohde kanë folur për raportet në mes të dy shteteve, temat aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend.

Rohde në këtë takim është kujdesur që t’ia dhurojë Kurtit edhe një kopje të librit “Gjermania dhe Kosova: Historia e një partneriteti” e autorëve Enrico Sweewald dhe Urs Unkauf, ku përshkruhet historiku i raporteve në mes të dy shteteve dhe dy popujve.

Kurti e ka falënderuar ambasadorin për librin dhe për bashkëpunimin dhe për përkrahjen e vazhdueshme.“Krahas falënderimit për librin, kryeministri e falënderoi ambasadorin Rohde për bashkëpunimin e afërt, dhe shtetin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës”, thuhet në njoftimin e ZKM-së./Express/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments