Kryeministri Albin Kurti ka publikuar fotografi me zv.presidenten e SHBA-së Kamala Harris.
“Dje dhe sot po marr pjesë në Forumin e Parisit për Paqe. Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Marie-Claude Macron, mbrëmë na pritën për një darkë solemne në Pallatin Élysée, ku bashkë me gruan time Ritën, patëm nderin dhe kënaqësinë të takohemi me Zëvendës Presidenten e ShBA-së, Znj. Kamala Harris, dhe bashkëshortin e saj, Douglas Emhoff”, ka shkruar ai.
Kurti poashtu ka thënë se kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin me presidentët Gjukanoviq e Komshiq.
“Takime e biseda zhvilluam edhe me liderë të ndryshëm nga rajoni dhe bota. Në Paris po diskutojmë për bashkëpunim dhe paqe me Presidentët Gjukanoviq e Komshiq e deri te Presidenti i Këshillit Evropian, z. Charles Michel e Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian, z. Josep Borrell”, ka thënë ai.