Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKurti në hapjen e projektit “Ura”: Tё formёsojmё njё shoqёri tё drejtё...

Kurti në hapjen e projektit “Ura”: Tё formёsojmё njё shoqёri tё drejtё e tё barabartё

Kryeministri Albin Kurti, në hapjen e projektit “Ura”, një iniciativë e Ambasadës së SHBA-së dhe Qendrës së Trajnimeve RIT Kosovë, ka thënë se synojnë formёsimin e njё shoqёrie tё drejtё e tё barabartё qё promovon krijimin e mundёsive tё barabarta pёr tё gjithё qytetarёt, pa dallime etnie, religjioni apo kulture.

Ai theksoi rёndёsinё e arsimit dhe aktiviteteve multikulturore, qё i edukojnё fёmijёt e tё rinjtё qё tё bёhen pjesёmarrёs aktivё e kontribues efektivё pёr njё shoqёri demokratike.

“Diversiteti qё ne kemi nё Kosovё ёshtё vlerё e shtuar, prandaj kohezioni social dhe integrimi duhet tё jenё shënjues tё progresit tonё shoqёror e ekonomik. Qeveria e Kosovёs e sheh arsimin si platformё shumë të rëndësishme, me tё cilёn fuqizohen individёt dhe shoqёria jonë, me tё cilёn krijohen potenciale qё individёt tё shndёrrohen nё agjentё të ndryshimit dhe tё bёhen kultivuesit kryesorë tё transformimit social,” tha kryeministri Kurti.

Bazuar në suksesin e dëshmuar të programeve të mëparshme të Ambasadës amerikane në Prishtinë, qё vazhdon tё jetё partner strategjik nё zhvillimin social- ekonomik tё vendit tonë, Kurti shprehu besimin se “Ura” do të shërbejë si urë lidhëse mes të rinjve, të cilët kanë etni të ndryshme dhe vijnë nga vende të ndryshme të Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments