Qeveria e Kosovës ka ndarë 142 mijë euro për mbajtjen në Prishtinë të Samitit të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga prestigjiozja “The Economist”.
Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur këtë mundësi e jashtëzakonshme për promovimin e sukseseve të Kosovës.
Sipas Kurtit, kjo ndikon në rritjen ndërkombëtare të imazhit të vendit dhe krijon mundësi të reja për bashkëpunim ndërkombëtar dhe investime.
“Mbajtja e kësaj konference në Prishtinë e organizuar nga organizata prestigjioze “The Economist”, me pjesëmarrjen e mysafirëve të huaj të rëndësishëm dhe me ekspozim mbarë botëror përmes platformave sociale të “The Economist” është një mundësi e jashtëzakonshme për promovimin global të sukseseve të Kosovës. Kjo ngjarje kontribuon në rritjen ndërkombëtare të imazhit të vendit tonë, duke theksuar përparimet tona në fusha të ndryshme dhe dujke krijuar mundësi të reja për bashkëpunim ndërkombëtar dhe investime. Mjetet buxhetore të ndahen në shumë prej 142 euro. Mjetet ndahen nga buxheti i zkm, nga programi për promovim të vendit”, deklaroi Kurti në mbledhjen e Qeverisë.