Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKurti me ministra shkojnë në objektin e Qeverisë, fillon mbledhja e Këshillit...

Kurti me ministra shkojnë në objektin e Qeverisë, fillon mbledhja e Këshillit të Sigurisë

Ka filluar të mblidhet Këshilli i Sigurisë.

Në Qeveri deri më tani ka arritur, kryeministri, Albin Kurti, zëvendësministri, Besnik Bislimi, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Petrit Ajeti, drejtori i AKI-së, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ndryshe, kjo mbledhje, e cila tashmë veçse pritet të fillojë, vjen pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit ku forcat serbe rrëmbyen tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka deklaruar se tre zyrtarë kufitarë janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në territorin e Kosovës, në vijë kufitare.

Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë duke patrulluar thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale.

May be an image of 5 people, street and text
May be an image of 4 people and text
May be an image of 4 people, car and text

 

May be an image of 5 people and text

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments