Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKurti: Mbretëria e Bashkuar është vend mik dhe aleat i Kosovës

Kurti: Mbretëria e Bashkuar është vend mik dhe aleat i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takimin e parë zyrtar pas dorëzimit të kredencialeve, Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Kryeministri e përgëzoi Ambasadorin Hargreaves për detyrën e re duke i uruar sukses dhe i ofroi bashkëpunimin e Zyrës së Kryeministrit në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Kryeministri tha se Mbretëria e Bashkuar është vend mik dhe aleat i Republikës së Kosovës dhe ne jemi falënderues për kontributin e madh të Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës, duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe lidhjet e forta mes dy popujve tanë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Kryeministri po ashtu e falënderoi Ambasadorin Hargreaves për kontributin e Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë e Kosovës përmes misionit të NATO-s dhe nënvizoi rëndësinë e vizitës së Sekretarit të Punëve të Jashtme, David Cameron në Kosovë në fillim të këtij viti dhe mesazhet e qarta për sigurinë dhe paqen.

Duke folur për progresin demokratik dhe ekonomik të Kosovës, Kryeministri theksoi rëndësinë e avancimit drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës, NATO dhe Bashkim Evropian dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në këtë drejtim.

Në takim u bisedua edhe për temat aktuale dhe për përshtypjet nga vizita e fundit e Kryeministrit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë si dhe vizitën në Irlandën e Veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments