Friday, November 22, 2024
HomeLajmeKurti: Lulzim Hetemin po e marrin me të mirë që të dalë...

Kurti: Lulzim Hetemin po e marrin me të mirë që të dalë nga Komuna, e falënderoj për qëndresë shembullore

Kryeministri Albin Kurti tha se kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, po i kërkohet që të dalë nga zyra e tij.

Kurti përmes Facebook-ut e ka falënderuar atë për “qëndresën shembullore” dhe për “rend e ligj”

“Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që ky të dalë prej zyres së tij. Çka s’i thonë: disa e marrin me të mirë, disa jo më të mirë, e disa të dyja këto njërën pas tjetrës. Lulzim Hetemi është vëllau i dëshmores Fatime Hetemi (që ra heroikisht si ushtare e UÇK-së bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin më 22 shtator 1998)”, ka shkruar Kurti.

“E falënderoj Kryetarin Lulzim nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj”, ka shtuar ai.

Hetemit të premtëm iu gjet një koment në Facebook të cilin e bëri për ta komplimentuar një vajzë për bukurinë. Ai nuk ka dalur nga Komuna që nga mëngjesi i së hënës, ndërsa protestat po vazhdojnë në veri dhe situata vazhdon të mbetet e tensionuar.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments