Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKurti lëshon edhe njëherë “bajrakun”: Takohet këtë muaj me njeriun që e...

Kurti lëshon edhe njëherë “bajrakun”: Takohet këtë muaj me njeriun që e quante “trashëgimtar të Millosheviqit”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është deklaruar para medieve për takimin që pritet të mbahet së shpejti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

 

Kurti para medieve ka thënë se takimi me Vuçiqin do të jetë i pari në jetën e tij, dhe se i njëjti do të jetë në kuadër të një kapitulli të ri në procesin e dialogut, shkruan lajmi.net.

“Në takimin në Bruksel, nuk është takim i vazhdimit i dialogut. Është takim i parë  në të cilën për herë të parë do ta kem presidentin e Serbisë të cilin s’e kam takuar asnjëherë në jetë, nëse përjashtojmë tryezën me mbi 30 veta në shkurtin e vitit 2020 në Mynih të gjermanisë. Ky është takim i parë dhe aty mund të shohim se çka mund të jetë  kapitulli i ardhshëm i dialogut. Nuk është vazhdim i dialogut të mëhershëm”, tha Kurti.

Mirëpo, para disa vitesh ishte vetë Kurti që kishte qëndrime ekstremisht të kundërta karshi Vuçiqit.

Sa ishte në opozitë, në një intervistë të dhënë në vitin 2018 për mediumin boshnjak “vijesi.ba”, Kurti e kishte e përmendur faktin se “Vuçiq ka qenë ministër i informimit të Millosheviqit”.

Madje, Kurti kujtonte se si Vuçiq kishte qarë në mitingun kur radikali Vojislav Sheshel ishte nisur për në Hagë.

Pyetja e mediumit: Cili është në krejt këtë roli i Vuçiq-it, a po ulet ai në dy karrige apo vetëm në atë ruse?

Kurti: Ai i do të hollat e perëndimit dhe fuqinë ushtarake e gjeopolitike të Rusisë. Është shumë për keqardhje që është rehabilituar Vuçiq, sepse e dimë shumë mirë çfarë ka qenë ai dhe që ka qenë ministër i informimit i Milosheviq-it, sikur që kanë qenë edhe ministrat e tij të sotëm, Daçiq dhe Vulin ngushtë pranë Milosheviq-it. Nga ana tjetër, Vuçiq na kujtohet kur ka qarë në mitingun nga i cili Vojislav Sheshel ka shkuar në Hagë, kurse dy javë më vonë është vrarë Zoran Dindiç. Unë po e përmend këtë, sepse prej kur ekziston Serbia si shtet, ata kanë pasur vetëm dy vjet e gjysmë lider demokrat, ky ka qenë Dindiç të cilin e vranë. Ka qenë vetëm pyetje kohe se kur trashëgimtarët politik të Millosheviq-it, do të kthehen në pushtet. Si intermezzo shërbyen Koshtunica e Tadiç, por këto ishin vetëm shkallët për të arritur sot aty ku është arritur.

Takimi i Kurtit me Vuçiq ka nxitur reagime të shumta nga opozita, të cilët i kanë kujtuar Kurtit deklaratat e tij të mëhershme, ku thoshte se nuk takohet me zyrtarët serb pa pranuar kërkimfalje nga Serbia për gjenocidin në Kosovë.

Intervistën e plotë, mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm: 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments