Wednesday, March 5, 2025
HomeLajmeKosovaKurti kujton familjen Jashari: Emrat Shaban, Adem e Hamëz janë kthyer në...

Kurti kujton familjen Jashari: Emrat Shaban, Adem e Hamëz janë kthyer në absolutët tanë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sakrificën e familjes Jashari në Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në mbledhjen solemne të Qeverisë, Kurti ka deklaruar se qeverisja aktuale është në udhën e përcaktuar nga Epopeja “dhe kemi ecur në ritmin e saj dhe në perspektiven e hapur”.

Sipas Kurtit, secili përvetësim i epopesë së luftës është korruptim i idealit dhe i luftës.

“Çlirimi i një populli e sovranizimi përbën lirinë që fitohet e që mbrohet. Sovraniteti është emancipim, e çdo lëshim në kufi a veri ishte korruptim i sovranitetit në të kaluarën. Ne kemi shpallur zotimet tona për luftë ndaj korrupsionit e krimit të organizuar. Burimi i krimit është në vendet ku është bërë kompromis me lirinë”, ka deklaruar Kurti.

Sipas kryeministrit, “emrat Shaban, Adem e Hamëz janë kthyer në absolutët tanë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments