Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKurti konfirmon takimin me Lajçakun: Është vazhdimësi e telefonatës me Borell

Kurti konfirmon takimin me Lajçakun: Është vazhdimësi e telefonatës me Borell

Kryeministri Albin Kurti e ka konfirmuar se sot do të takohet me të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Kurti ka thënë se ka pasur edhe një telefonatë të dielën me Kryediplomatin e BE’së, Josep Borrell, e cila ka zgjatur gjysmë ore.

Takimi i sotëm me Lajçak që do të mbahet pasdite, Kurti ka thënë se është si vazhdimësi e bisedës me Borrell.

“Sot kam takim me Emisarin evropian për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, z.Mirosllav Lajçak. Të dielën kam pasur një telefonatë gjysmë orëshe me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian dhe zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Josep borrell. Si vazhdimësi e asaj bisede të dielën, tash e kemi këtë takim të martën pasdite”, ka thënë Kurti gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministrin e Holandës dhe atë të Luksemburgut.

Lajçak do të ketë takim pasdite edhe me Presidenten Vjosa Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments