Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKurti ia rriti pagën vetes, në vitin 2018 thoshte se kjo “është...

Kurti ia rriti pagën vetes, në vitin 2018 thoshte se kjo “është vjedhje”

Albin Kurti nga fundi i këtij muaji do ta marrë pagën me rritje. Kështu ka vendosur ai dhe Qeveria e tij në mbledhjen e sotme. Në vitin 2018, kryeministri i tanishëm e konsideronte vjedhje që shefi i Ekzekutivit t’ia rriste pagën vetes.

Kryeministri Albin Kurti sot ia rriti pagën vetes. Qeveria mbajti një mbledhje të mërkurën ku u miratua koeficienti i pagave për këtë vit.

Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro, njoftoi Kurti.

Me këtë, ai ia rriti pagën vetes. Tani, Kurti do të marrë pagë mujore prej 1 mijë e 785 eurosh. Deri tani, siç raportoi Radio Evropa e Lirë, ai merrte 1 mijë e 305 euro në muaj.

Pas mbledhjes, për të folur para gazetarëve nuk doli Kurti. Në konferencë ishin ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra.

Kurti planifikoi që menjëherë pas mbledhjes së Qeverisë ta vizitonte një fabrikë të këpucëve, të planifikuar për orën 11:00. Por, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, ai do ta merrte me vete edhe Muratin.

Kurti në vitin 2018: Hajni t’ia rrisësh pagën vetes

Lëvizja Vetëvendosje në opozitë kishte thirrur interpelancë në Kuvendin e Kosovës në mars të vitit 2018, kur kryeministri i atëhershëm, Ramush Haradinaj i kishte rritur pagat për zyrtarët shtetërorë.

Vendimi ishte shfuqizuar pak muaj më pas, pas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese.

“Të nderuar deputetë, t’ia rrisësh pagën vetes është hajni, është vjedhje. Sepse vjedhja nuk është vjedhje sepse bëhet tinëz por për shkak se është vjedhje. Ka vjedhje açik. Psh. kjo rritje e pagave”, shprehej Kurti para deputetëve.

Vlera e koeficiontit e caktuar sot pritet të ndryshojë në vitin 2024, siç u tha në mbledhjen e Qeverisë. Vitin e ardhshëm, koeficienti i pagave pritet të jetë 110 euro.

Ligji i ri i pagave do të hyjë në fuqi më 4 shkurt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments