Monday, November 18, 2024
HomeLajmeKosovaKurti ia lë fajin IKSHP’së për gjendjen e rënduar me COVID-19

Kurti ia lë fajin IKSHP’së për gjendjen e rënduar me COVID-19

Kryeministri Albin Kurti ia ka lënë fajin Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për situatën e rënduar me COVID-19 gjatë muajve të fundit.

Përmes një video që e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka thënë se kanë vepruar në përputhje me rekomandimet e IKSHP’së.

Ai ka deklaruar se në qershor e korrik s’kanë marrë masa, meqenëse numrat ishin tejet të ulët.

“Sot mund të duket sikur mund të bënim më shumë gjatë muajve qershor dhe korrik, por gjendja atëherë ishte krejt ndryshe. Po të merrnim masa ekstreme të kufizimit kur numrat ishin tejet të ulët do të ishte mbi e tej reagim. Edhe atëherë, edhe sot, ne kemi vepruar në përputhje me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe me situatën në terren ku numri i rasteve të reja ishte shumë i iulët deri në fillim të muajit gusht e madje gjatë tërë dhjetë ditëshit të parë”, ka thënë Kurti.

“Për shembull më 8 gusht nuk kishim asnjë të vdekur, më 13 gusht vetëm një të vdekur, kurse më 28 gusht, pra 15 ditë më vonë, 36 të vdekur. Rritja ishte e befasishme, e paparashikuar. Ekspertët e prisnin një valë të variantit delta, por jo aq herët e as me rritje aq të shpejtë”, shtoi Kurti.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments