Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci ka publikuar një video të kryeministrit Albin Kurti duke zbritur nga një xhip i zi dhe i rrethuar me disa truproje.
“Pa koment ! Pleqt kan than çka tëkesh e veshë”, ka shkruar Geci krahas videos së publikuar në “Facebook”.
Sa ishte në opozitë, Kurti me partinë e tij, Lëvizja Vetëvendosje kanë kritikuar vazhdimisht qeveritarët se po udhëtonin me xhipa të zi e me roje.