Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKurti i pret në zyrë policët e lënduar gjatë operacionit kundër kontrabandës

Kurti i pret në zyrë policët e lënduar gjatë operacionit kundër kontrabandës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i ka pritur sot në takim zyrtarët policorë që kanë pësuar lëndime trupore më 13 tetor, gjatë operacionit policor për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës në Mitrovicë të Veriut dhe disa rajone të Kosovës.

Zyra e Kryeministrit njofton se në takimin me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe zyrtarë policorë u bisedua lidhur me operacionin policor, të zbatuar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, nën autorizimin e prokurorive kompetente. Ky operacion policor që ishte realizuar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut kishte kaluar pa probleme, përveç se në Mitrovicë të Veriut.

“Atje grupe kriminale në mënyrë të organizuar ishin grumbulluar, kishin krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kishin përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve policorë dhe doganorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Kurti ka shprehur keqardhjen për sulmin ndaj Policisë së Kosovës. Ai ka theksuar se “krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen.”

“U vlerësua mbarëvajtja e operacionit policor që kishte për qëllim parandalimin dhe luftimin e kontrabandës në disa rajone të Kosovës, si dhe u vlerësuan veprimet profesionale të zyrtarëve policorë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Doganën e Kosovës dhe organet e drejtësisë”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments