Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKurti i përgjigjet Ramës: Veriu tokë e Kosovës

Kurti i përgjigjet Ramës: Veriu tokë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili gjatë një interviste për Financial Time kishte deklaruar se “veri i Kosovës është tokë e askujt”.

I pyetur nga gazetarët në Tiranë, gjatë mbajtjes së Procesit të Berlinit, Kurti ka thënë se veriu është tokë e Kosovës.

”Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës, integriteti territorial është i pacenueshëm, sovraniteti shtetëror qeveriset me qeveri demokratike”, ka thënë Kurti.

Mediat vazhdimisht kanë raportuar për raporte jo të mira në mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Rama e ka pranuar se me Kurtin ka dallime botëkuptimore, por jo edhe probleme personale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments