Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKurti i kundërpërgjigjet ashpër Vuçiqit: Republikën e Kosovës do ta mbrojmë me...

Kurti i kundërpërgjigjet ashpër Vuçiqit: Republikën e Kosovës do ta mbrojmë me vendosmëri dhe forcë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i thotë Vuçiqit se Kosova nuk kërkon konflikt por kërkon paqe dhe dialog, megjithatë territori ynë “do të mbrohet me vendosmëri dhe forcë”.

Këtë deklaratë kryeministri Kurti e dha pas kërkesës së Vuçiqit për vendosjen e një numri trupash të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

“Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë kanë kërcënuar edhe me agresion ushtarak, duke kërkuar që ushtria serbe të kthehet në territorin tonë. Ne nuk kërkojmë konflikt, por dialog dhe paqe. Por më lejoni të jem i qartë: Republika e Kosovës do të mbrohet me vendosmëri dhe forcë”, ka shkruar Kurti.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të shtunën se Serbia do t’u kërkojë forcave paqeruajtëse të NATO-s që ta lejojnë vendosjen e një numri trupash të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

Ai i bëri këto komente në një konferencë me gazetarë në Beograd në të cilën tha sa Serbia do t’i shkruajë letër komandantit të forcave të KFOR-it.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments