Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKurti i ikë edhe përgjigjes për Borrellin: Le ta komentojnë analistët

Kurti i ikë edhe përgjigjes për Borrellin: Le ta komentojnë analistët

Kryeministri Albin Kurti, gjatë një vizite në Prizren, duke folur para mediave, është pyetur edhe për deklaratat e Përfaqësuesit të lartë të BE-së për punët e jashtme dhe politikat e sigurisë, Josep Borrell, i cili e quajti të “njëanshëm” dhe “ të pakoordinuar”, aksionin e policisë kundër kontrabandës në veri të Mitrovicës.

 

Kurti ka thënë se Qeveria është në të drejtën e saj dhe policia po vepron në menyrë korrekte dhe profesionale, duke vendosur rend dhe ligj.

“Ne jemi në të drejten tonë, policia vepron në menyrë korrekte dhe profesionale dhe këtë e ka dëshmua secilin herë dhe do ta dëshmojë edhe në të ardhmen, ku ka polici të Kosovës ka rend dhe ligj dhe qetësi”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka shtuar se zyrtarët e ndryshëm mund të jepin deklarata të ndryshme, që janë për tu komentuar nga anlistët.

“Mbi13400 targa të perkoshme ju dhanë veturave nga Serbia pa asnjë incident gjatë 13 ditëve, tash zyrtarët e ndryshëm japin deklarata të ndryshme të cilët në mënyrë të ndryshme, i komentojnë analistët e ndryshëm, nëpër debate të ndryshme televizive” shtoi Kurti.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments